Hiqni kg e tepërta me dietën “Turbo”

Një nutricioniste amerikane ka publikuar një dietë të quajtur “Turbo” e cila po përhapet me shpejtësi në mbarë Evropën dhe po jep rezultate të mahnitshme.

Haylie Pomroy tregon  se nëse ndiqni me korrektësi indikacionet e dhëna nga krijuesja e saj, humbja e peshës në një kohë të shkurtër do të jetë e garantuar.

Çfarë është dieta “Turbo”?

Ky regjim ushqimor i njohur edhe si dieta e Metabolizmit të Shpejtë (dhe është pikërisht titulli i librit që e bëri të famshme Pomroy), ka si qëllim të përshpejtojë metabolizmin në mënyrë që të ushqeheni mjaftueshëm dhe në të njëjtën kohë të humbni peshë. Krijuesja e saj pohon se mund të hani tre vakte të plota në ditë plus dy vakte të ndërmjetme dhe të humbisni deri në 9 kg për 28 ditë.

Ashtu si disa dieta të tjera të ngjashme, dieta Turbo shtrihet në tre faza, secila prej të cilave ka lista të caktuara të ushqimeve. Fazat bëhen me rotacion çdo javë, më pas përsëriten tre herë për katër javë në total.

Dieta “Turbo”- fazat

Siç është përmendur më lart, dieta Turbo është e ndarë në tre faza: faza një (dita e parë dhe dita e dytë) është ajo e ‘uljes së stresit dhe qetësimit të gjendrave mbiveshkore’; faza dy (dita e tretë dhe e katërt) është për ‘zhbllokimin e yndyrës së grumbulluar dhe rindërtimin e muskujve’ dhe faza tre (dita e pestë, e gjashtë dhe e shtatë) është që ‘të shkaktojë reaksion’ dhe të përqëndrohet tek hormonet, zemra dhe ‘nxehtësia’ e trupit. Kjo terminologji e krijuar nga Pomroy fsheh kuptime që mund të përmblidhen si më poshtë: ngrënia e karbohidrateve komplekse, sheqernave natyrale, proteinave, yndyrave dhe kripës për të ruajtur funksionimin normal të trupit.

Mes ushqimeve që nuk duhet të mungojnë janë orizi integral, quinoa, tërshëra, mango, mollët, fiqtë, mishi i bardhë, gjeli i detit dhe bishtajat. Duhen evituar frutat e thata, produktet e qumështit dhe ushqimet me sheqer të rafinuar. Në fazën e dytë sidomos këshillohet të merrni shumë proteina nga mishi i badhë dhe peshku. Lakra, brokoli dhe spinaqi janë perimet e rekomanduara.

Faza e tretë është më e rëndësishmja dhe është e projektuar për të përshpejtuar metabolizmin dhe djegien e yndyrave. Gjatë këtyre tre ditëve duhet të shtoni më shumë yndyra të shëndetshme në vaktet tuaja: vaj ulliri, fara të ndryshme, kokos, avokado dhe ullinj.

Një shembuli dietës në fazën 1: për mëngjes një smoothie me mango, për drekë pulë skare me oriz dhe në darkë peshk me perime. Si vakte të ndëmjetme mund të mbështeteni tek ananasi dhe luleshtrydhet.

Për fazën 2 mund të ndiqni këtë shembull: vezë për mëngjes, supë pule për drekë dhe mish i bardhë në skarë për darkë. Si vakt të ndërmjetëm mund të provoni qumështin e sojës.

Në fazën finale mund të përgatisni një tost me vezë dhe domate për mëngjes, sallatë me spinaq dhe ksatraveca për drekë dhe pasta me salmon dhe spinaq për darkë.