fbpx

‘Hiqni pizhamat dhe…’/ Olta Xhaçka i përgjigjet akuzave të PD-së për tenderin 1.5 milionë eurosh

xhacka.jpg

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje akuzave të PD-së në lidhje me tenderin 1.5 milion eurosh për kompaninë e ushqimeve.

“Këta që i bren meraku i madh për popullin i ftoj të heqin pizhamet, të ngrihen nga divanët, të lënë telekomandat, telefonët e fejsbukun e të vijnë të na ndihmonjë në terren, atje ku nevoja është e madhe. I pajisim ne me maska e doreza, se për shkak të asaj punës urgjente brenda 24 orëve, jo me zvarritje javësh e muajsh, por brenda 24 orëve, si në shumë pak vende, ushtarakëve dhe vullnetarëve tanë nuk u munguan asnjë ditë masat mbrojtëse. Përfytyroni të kishte munguar qoftë edhe një ditë ushqimi për nevojtarët apo masat mbrojtëse për funksionarët e shtetit ç’thagma do kishin nxjerrë nga goja “Babalet” e opozitës”, tha Xhaçka.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303