“Hiqni WhatsApp-in nga telefoni”, ja çfarë mund t’ju ndodhë

Pavel Durov, themeluesi i Telegram, ka bërë një deklaratë të fortë publike lidhur me WhatsApp, rrjetin gjigand të mesazheve.

Në një postim të gjatë në kanalin e tij, Durov sulmoi aplikacionin kryesor të mesazheve në botë, i cili ka plot 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Durov tha se aplikacioni është përdorur për të shfrytëzuar miliona përdorues mjaft naiv që besojnë se Whatsapp ndryshon nga Facebook. Sipas tij, skandali i të dhënave dhe Sigurisë që preku Facebook nuk ndryshon dhe prek edhe WhatsApp.

“Pavarësisht nga qëllimet themelore të shoqërisë mëmë të WhatsApp, këshillat e mia për përdoruesit e tyre janë të njëjta: Nëse nuk doni që të gjitha fotot dhe mesazhet tuaja të bëhen publike një ditë, ju duhet ta fshini patjetër ËhatsApp nga telefoni juaj.”

Sipërmarrësi me origjinë ruse i referohej me këtë deklaratë skandalit të Facebook, i cili nuk arriti të ruante të dhënat e miliona përdoruesve.