“Hirushja” Kosova kalon përmes Maltës, ëndrra “Euro 2020” nuk duhet të jetë utopi!

Ndeshje pas ndeshjeje, ekipi i Kosovës po arrin të fitojë besimin e duhur, atë besim që ndan një përfaqësuese të vogël drejt epitetet “e madhe”.

Nëse kombëtarja e Shqipërisë po vuan shumë në këtë periudhë tranzitore me trajnerin Christian Panucci që nuk po arrin të gjejë mekanizmat e duhura, krejtësisht ndryshe flasim për përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri Bernard Challandes ka arritur të ndërtojë një amsambël që nuk stonon dhe mbi të gjitha ka shumë të ardhme.

Ndeshje pas ndeshjeje, ekipi i Kosovës po arrin të fitojë besimin e duhur, atë besim që ndan një përfaqësuese të vogël drejt epitetet “e madhe”.

Qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi Kosova merr pjesë në ligën D të UEFa Nations League, në grupin 3 me rivalë modestë si Malta, Ishujt Faraoe dhe Azerbajxhani.

Kosova mban vendin e parë, pasi ka barazuar jashtë fushe me azerët me rezultatin 0-0, ndërsa ka mposhtur në shtëpi Ishujt Faraoe 2-0.

Takimi i mbrëmjes së sotme, kundër Maltës prej orës 20:45 do të tregojë nëse ekipi kosovar ka ndryshuar petk, apo mbetet ende një filiz që po rritet.

Një fitore e mundshme bën që skuadra dardane të hedhë një hap të rëndësishëm drejt fitimit të grupit. Mundësitë i kanë, mjafton të shohësh emrat në listën e tyre.

Më e bukura? Janë thuajse të gjithë djemtë të rinj që mund të luajnë pa frikë dhe 5-6 vite me njëri-tjetrin, ndërkohë që numri një i stolit ka nisur “gjuetinë” për afrimin e elementëve të tjerë që mund ta përforcojnë Kosovën.

E nëse ekipit të dytë që përfaqëson kombin tonë i veshim epitetin “hirushe”, askush nuk mund të na kritikojë.

Në fakt, Kosova po rritet si zonjushë e bukur që po heq rrugës dhe “barin e keq”.

Ky ekip ka të ardhme, Europiani i radhës nuk është një ëndërr utopike!

Nëse largojnë dellin e shqiptarit dhe përplasjet brenda grupit, gjithçka do të jetë më e thjeshtë.

Pa shkuar aq larg, përfaqësuesja e Kosovës duhet të kalojë pengesën e parë, Maltën.

Lër një koment