Histori telenovelash/ “E rraha me zorrën e dushit dhe i postova video intime”, çfarë ndodhi në hotel?

auto_dhune_ne_familje1547269543.jpg

Është e denjë për një telenovelë historia e një gruaje në prag divorci me të shoqin që e ka emigrant, e cila u rrah nga i dashuri më i ri në moshë. Ky i fundit e ka goditur me atleten që ai e hoqi enkas nga këmba, ndërsa më pas kur e reja është futur në dushin e hotelit ku kishin vajtur për t’u sqaruar, ai e ka goditur edhe me zorrën e dushit.

Policia bën me dije për Gazetën “Si” se sherret mes çiftit nisën nga pakënaqësitë e familjarëve, sepse prindërit e shtetasit I.I. nuk pranonin që djali i tyre të martohej me një grua që po divorcohej për shkak të tij dhe aq më tepër që kishte dhe fëmijë. Në kulmin e debateve, 32-vjeçarja e braktisi të dashurin 28-vjeçar, shtetasin I.I. Por teksa ajo po përpiqej të rregullonte marrëdhënien me bashkëshortin që e ka emigrant, në shenjë hakmarrjeje ish i dashuri postoi në të gjitha llogaritë e tij në Facebook, përfshi edhe në Tik-Tok, video intime dhe foto intime të saj. Sipas burimeve të policisë shtetasi I.I u prangos për dhunë ndaj ish të dashurës dhe marrëdhënie seksuale me të rritura, ndonëse për veprën e fundit ish e dashura “sekrete”, thekson se shkoi në hotel me 28-vjeçarin pas ndarjes për t’u sqaruar përfundimisht dhe t’i lutej që në kujtim të kohëve të bukura, t’i fshinte fotografitë erotike. Burimet e Gazetës “Si” shtojnë se gruaja që ishte kthyer tek e ëma përkohësisht pas sherreve në distancë me të shoqin, nuk dinte asgjë për shpërndarjen e materialeve erotike nga i dashuri, deri ditën kur e ëma ka hyrë në banesë e nervozuar.

E moshuara kishte pirë kafen e mbasdites me komshien që kishte mësuar shpërndarjen e videove dhe e kishte këshilluar që “t’ia mblidhte të bijës” që ndërkohë po shoqërohej me një djalë të ri që e priste gjithnjë pranë shtëpisë. E moshuara tregon në polici: “I thashë do shkoj ta sqaroj unë, por ime bijë e martuar me një djalë që gjendet në Francë këmbënguli: “do shkoj vetë”. “S’kam pasur gjë me të”, tha. “Thjesht më ka ngacmuar”… dhe unë aty u qetësova”. “Më tha që do shkonte t’i lutej për ti hequr fotot nga Tik-Tok, u vonua tre-katër orë. Ajo hyri e shqetësuar në shtëpi, në kofshë kishte shenja atletesh apo këpucësh, ndërsa në shpatull skuqje të forta”, rrëfen më tej e ëma. Sipas burimeve policore, 32-vjeçarja ka pranuar që ishte dhunuar nga i riu që e kishte qejf, menjëherë sapo ajo i kishte fshirë fotot, për përmbajtjen e të cilave e moshuara nuk dinte asgjë.

Sipas burimeve, dy orë më pas 28-vjecari ka trokitur në shtëpinë private të familjes. Përpara i ka dalë e ëma e nevrikosur: “E pyeta pse e rrahe? Mezi e kam rritur. Më tha “nuk e kam rrahur, por bëmë qejf. Unë do ta marr për grua”. Sherri nga hoteli është zhvendosur në shtëpinë e fëmijërisë së 32-vjeçares, teksa e ëma ka kërkuar llogari: “Nëse e do këtë djalin tjetër, merr dhe fëmijët e ik tek ai”. Por e bija është përgjigjur: “Jo nuk e dua më. Jam grua e martuar”.

Situata është rënduar në ditët në vazhdim teksa i riu i befasuar nga deklarata e njeriut të zemrës ka filluar sherret edhe me “kandidaten” për vjehrrë. “Unë e dua dhe do ta marr, po nuk u bë, do ju djeg shtëpinë”, mësohet të ketë paralajmëruar i riu, sipas një burimi që citon pjesë nga dosja e policisë. E gjendur në kushtet ku edhe e moshuara këmbënguli se ishte kërcënuar, policia konfirmon për Gazetën “Si” se ka këqyrur telefonatat e të dyja grave. Ndërkaq surprizë kanë qenë gjithashtu edhe mesazhet e ish-bashkëshortit të 32-vjeçares. Mes shumë mesazhesh, ish-bashkëshorti emigrant i dërgon një fotografi personale të dy të dashuruarve dhe e pyet: “Përse na e shkatërrove familjen? Mbaje mend ç’do të të bëj”.

Me shumë mundësi, pohon burimi policor, kjo fotografi është dërguar nga djali xheloz për ish-bashkëshortin e të dashurës. Këto të dhëna janë bërë screenshoot nga oficerët dhe do t’i bashkëngjiten dosjes. Policia thotë se pasi e pyeti gruan nëse do depononte edhe kundër ish-bashkëshortit, ajo ka kundërshtuar. “Jo, ai është burri im, janë gjëra kalimtare dhe që ndodhin”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Përpara se dhunuesi beqar të arrestohej, mësohet se policia për të vërtetuar që dy të rinjtë kishin frekuentuar një hotel në Tiranë, këqyri kamerat e sigurisë dhe mori në pyetje sportelistin që ishte në turn ditën e ngjarjes. Sportelisti A.Ll. rrëfen në polici: “Një djalë i ri po priste në oborr të hotelit, e njoh se e kam klient, punon shofer. Pronotoi dhomën numër 15 dhe po priste. Kur erdhi vajza të dy u ngjitën bashkë. Më telefonoi pak më vonë pasi sipas tij nuk punonte pulti i kondicionerit. U ngjita dhe e rregullova, vajza ishte ulur në krevat. Nuk kam dëgjuar të bërtitura dhe as ndonjë problem”, shton dëshmitari.
Por për policinë, që brenda në hotel ka pasur dhunë, e konfirmon vetë i riu. Megjithatë ai kundërshton që të ketë kryer marrëdhënie pa dëshirën e 32-vjeçares. “Më kërkoi të sqaroheshim dhe e lamë në hotel. Kur bëmë dashuri, ajo shfrytëzoi një moment dhe theu telefonin tim. U nxeha dhe siç isha, e godita, po e rraha edhe me zorrën e dushit. E dua dhe u ndjeva i shfrytëzuar prej saj. Çdo gjë që ndodhi më vonë, ka ndodhur në inat e sipër”, thotë dashnori 28-vjeçar. I riu pretendon se dhunën e ushtroi pasi nga dëmtimi i telefonit kishte humbur kontaktet që kishte në aparat. Gjithsesi, ai ishte qetësuar kur ish e dashura i kishte premtuar: “Sa të shkoj në shtëpi, do të të jap një telefon tjetër”. I dyshuari këmbëngul se pasi ishin ndarë, për këtë shkak kishte dërguar nipin që të merrte telefonin, por aty kishte dalë me thikë në dorë e moshuara. “Kur shkova në shtëpinë e tyre, nëna e ish të dashurës më pyeste se përse e kisha rrahur vajzën. Por kur i thashë që unë e doja dhe që kishim ndenjur bashkë në hotel, ajo mbeti pa fjalë dhe më njoftoi së do të shkonte në polici”, mbyll mbrojtjen i dyshuari që gjendet tashmë në një situatë të ndërlikuar jo vetëm me personat që njeh por edhe me ligjin./ Gazeta Si

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303