fbpx

Historia 128-vjeçare e kullës Eiffel përmes fotove

eiffel.jpg

Kulla e famshme Eiffel e ndodhur në Paris, në mars të këtij viti bën plot 128 vite që nga ndërtimi i saj.

Nga viti 1889 deri në vitin 1930 ajo ishte struktura më e lartë në botë.

Le të hedhim një sy mbrapa gjatë ndërtimit të saj përgjatë dy viteve.

Kulla Eiffel e ka marr këtë emër nga inxhinjeri i cili punoi për të, Gustave Eiffel.

Ja dhe një fotografi e tij, duke qëndruar në brendësi të kullës në 1889.

Ndërtimi filloi në janar 1887.

Planet e projektimit kërkuan 18.038 copë hekuri të punuar dhe 2.5 milion thumba.

Përafërsisht 300 punonjës u punësuan për të punuar në strukturën e ndërlikuar.

Falë masave të sigurisë si binarët, vetëm një punëtor vdiq gjatë ndërtimit të tij. Në këtë foto të vitit 1888, platforma e parë e kullës u përfundua.

Planet gjithashtu kërkuan që ajo të ndërtohet në vetëm dy vjet, në kohën për Ekspozitën Universale të vitit 1889 në Paris, që festoi 100 vjetorin e Revolucionit Francez.

 

Qeveria e Parisit nisi një thirrje të hapur për dizajne në 1886 dhe mbi 100 firma u paraqitën. Ideja e Eiffel u zgjodh njëzëri.

Ishte struktura më e lartë në botë deri në vitin 1930, kur ndërtesa Chrysler në Nju Jork e tejkaloi atë.

Me kohë dhe nën buxhet, Kulla Eifel u përfundua më 15 mars 1889, dhe hapja e madhe u zhvillua tre muaj më vonë.

Vizitorët erdhën të mrekulloheshin në punimet metalike.

Menjëherë pas përfundimit të saj, punëtorët elektrikë instaluan disa drita brenda globuseve të xhamit përgjatë trarëve të kullave, siç shihet në foton e vitit 1890 më poshtë. Për Ekspozitën Universale të vitit 1900 u instaluan 5,000 llamba elektrike.

Në 1898, një antenë të radios u shtua në kulmin e saj.

Sot, më shumë se 7 milionë njerëz vizitojnë këtë kullë çdo vit.

128 vite më vonë, është një nga simbolet më të qëndrueshme të Parisit./real-news.tv

Burimi: Business Insider

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *