Historia e dhimbshme bën xhiron e botës

Një çift i ri britanik sapo është martuar, por historia e tyre është shumë e veçantë dhe e dhimbshme. Darren Easton është një djalë 24-vjeçar, i cili vuan nga fibroza cistike, një sëmundje e rrezikshme, e cila të merr dhe jetën. Sipas mjekëve britanike, 24-vjeçarit i kanë mbetur edhe shumë pak javë jetë.

Por, kjo gjë nuk e ka penguar aspak Laurenen, tashmë bashkëshorten e tij, të martohet me Darren pavarësisht fjalëve dhe ndikimit të të tjerëve.

“Dua që Laurena të jetë e lumtur dhe të dijë se, edhe pasi të largohem nga kjo jetë, do të jem gjithmonë me të”, ka thënë ai për ‘Mirror’.

Darreni ka kryer edhe transplantin e mushkërive, por pa asnjë rezultat. Gjendja e tij sa vinte e përkeqësohej. Ndërkohë, Lauren ka theksuar se dashuria e tyre shkon përtej vdekjes dhe do zgjasë edhe pasi të dy të largohen nga kjo jetë.

Çifti është njohur para 3 vitesh në funeralin e një miku, i cili edhe ia ndërroi jetë si pasojë e fibrozës cistike. Së fundmi, dasma e tyre u zhvillua në spital, përpara mjekëve, miqve dhe të afërmve të tyre.

Lër një koment