Historia e dhimbshme e 17-vjeçares nga Lapraka

PAQE-770x470.jpg

Nga atentati i mbrëmshëm në Laprakë, mbeti e vdekur 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj dhe i plagosur, i dashuri i saj 23-vjeçar, Erion Benga. Gjatë ditës së sotme, vëllai i saj bëri një dedikim mjaft prekës ndaj vdekjes së të motrës, ku përmendi dhe vdekje të tjera.

Mësohet se jeta e 17-vjeçares ka qenë e mbushur me shumë trazira. Ajo kishte lindur në Kurbnesh të Mirditës, ku më pas prindërit e saj ishin divorcuar. Gjithashtu, thuhet se babai i saj jeton ende në Mirditë, ndërkohë e ëma jeton prej kohësh në Itali. Para disa muajsh, dy gjyshërit e saj kishin ndërruar jetë, e tanimë qe radha e saj për të mos jetuar.

Gjikolaj jetonte prej muajsh në Tiranë më vëllanë binjak dhe me motrën më të vogël.

Ndërkohë, ende nuk është zbardhur ngjarja e vdekjes së 17-vjeçares, por dyshime janë mbi dy pista. Së pari, për shkaqe xhelozie dhe së dyti, për të shkuarën e errët të Erion Bengës. Kujtojmë që ky i fundit ka shantazhuar ish të dashurin e tij, duke i kërkuar 2000 euro për të mos publikuar videon intime të saj./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303