fbpx

Historia e saj preku të gjithë, por ku është sot Drenusha që gjatë luftës humbi nënën dhe vëllain e vetëm?

d-16-600x347.jpg

Historia e saj e publikuar pak kohë më parë kishte prekur të gjithë.

Në një video të xhiruar gjatë luftës, shihej një vajzë e vogël me fytyrë të trishtuar e cila kishte përjetuar një tmerr, pasi forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe vëllain e saj të vetëm, ndërsa vet ishte plagosur rëndë.

Kur historia e saj u publikua, nuk dihej shumë se kush ishte Drenushë Gashi, voglushja e cila pasi i kishte shpëtuar granatimeve në fshatin e saj në Çabiq të Drenicës, ku kishin mbetur të vrarë 11 cilvilë, ishte dërguar në Austri për trajtim mjekësor, shkruan Magazina.al.

Por  Drenusha që të gjithë e mbajnë mend fytyrën e saj të trishtuar, për 18-vjet pas luftës jetoi në Strasburg të Francës, bashkë me babain dhe motrën e saj.

Ajo tashmë ka krijuar familjen e saj, është martuar me futbollistin nga Drenasi, Dardan Morina dhe kanë një djalë me emrin Akil dhe jetojnë bashkë në Bon të Gjermanisë.

Për gjithë historinë e saj të trishtë që përjetojë në luftë, është duke u bërë një film dokumentar i cili pritet të publikohet në maj të këtij viti e që përveç në Kosovë do të transmetohet edhe në shtetet evropiane, si një dëshmi për krimin që ka bërë Serbia gjatë luftës.

Ish-gazetari i luftës, Nustret Pllana, ka njoftuar se pas 12 viteve, në mungesë të mbështetjes nga shteti por me ndihmën e bashkëatdhetarëve ka nisur puna për përfundimin e këtij filmi. 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303