Historia e trishtë e portierit me helmetë

Portieri i cekisë dhe i Arsenalit, Petr Cech ka njoftuar sot se ka vendosur ta mbyllë njëherë e përgjithmonë historinë e tij me futbollin.

Në fundin e këtij sezoni ai ka thënë se ka vendosur në goxhdë dhe do të vazhdojë jetën e tij jashtë sportit.

Cech njihet si portieri që mbante gjithmonë një helmetë në kokën e tij dhe që nuk e hiqte kurrë atë.

Po cila është historia dhe pse ai e mbante atë helmetë në kokë?

Ishte viti 2006, kur portieri Cech (në atë kohë lojtar i Chelseat) pësoi një dëmtim në kokë nga lojtari i Readingut Stephen Hunt.

Pas këtij dëmtimi ai iu nënshtrua një operacioni në tru dhe që atëherë ai ka veshur helmetën e tij, për ta bërë pjesë të tij të pandashmë në fushë. Kanë kaluar shumë vite dhe nuk e kemi parë asnjëherë pa helmetë.

Vetë Cech ka rrëfyer: Kur u ktheva nga dëmtimi, mbaj mend po luanim kundër Liverpoolit. Papritmas unë kam qenë krejtësisht i humbur dhe kuptova që pa helmetën nuk mund të luaja dot. Unë ndihem më i sigurtë me të.

Nuk ka rëndësi nëse dikujt i pëlqen apo jo, pasi unë do e kem gjithmonë. Është e vështirë pasi ke një dëgjim më të keq, por duhet” .

/real-news.tv/