Historia Gomez- Bieber: Këngëtarja zbulon se çfarë po ndodh

PRI_127552951.jpg

Historia e Selenës me Justin na ka shoqëruar për vite me radhë, duke na lënë me shpresën se ata do të bashkoheshin përsëri një ditë. Kjo derisa Bieber vendosi të martohej me Hailey Baldwin. Selena ka qenë bashkë me Bieber-in për shtatë vite, duke marrë parasysh të gjitha uljet dhe ngritjet mes tyre.

Së fundmi, Selena ka thënë se ka përjetuar abuzim emocional me të, por e ka lënë të gjithën pas krahëve  dhe është jashtëzakonisht e çliruar.

Sipas  ‘Us Weekly’, me lançimin e albumit të saj të ri, Selena pati mundësinë të hiqte shumë nga supet e saj dhe e ka mbyllur ‘kapitullin e jetës me Bieberin’.  Burimi u shpreh se: “Ajo e adhuron të ketë mundësinë për të treguar të vërtetën e saj përmes artit të vet dhe sipas mënyrës së saj. Kjo arritje ka kërkuar shumë disiplinim dhe forcë për të kthyer shëndetin e saj mendor në një gjendje të mirë”.

Edhe pse aludohet se ajo mund të jetë në një lidhje me Niall Horan ose me ishin, Samuel Krost muajt e fundit, Selena thjesht po fokusohet tek vetja dhe qëllimi është që ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303