fbpx

Historia tronditëse/ Babai monstër prishi paratë e kurimit të të birit me prostitutat, 2-vjeçari vdiq

Screenshot_10-22-640x557.png

Një histori vërtetë tronditëse tregohet nga mediat se ka ndodhur në një qytet të Brazilit. Një 2-vjeçar ka vde.kur për shkak të monstrozitetit të babait të tij.

Ai mori 150 mijë euro të dhuruara për të birin e sëmurë dhe i harxhoi për t’u argëtuar në një festë hard. I vogli Joao Miguel Alves, i cili vuante nga një atrofi muskulore shpinore e humbi betejën dhe u nda nga jeta më 17 tetor.

Babai i tij, 37-vjeçari Mateus Henrique Leroy Alves, u arrestua.

Pasi fëmija u diagnostikua me sëmundjen, Mateus dhe gruaja e tij Karine Rodrigues nisën një fushatë për mbledhje fondesh për djalin e tyre. Vetëm një dozë e ilaçit kushtonte 80 mijë euro dhe qeveria kishte rënë dakord të paguante vetëm tre kurat e para. Paratë e grumbulluara nuk ishin pak, plot 230 mijë euro, pas një fushate të gjatë bamirësie.

Por babai i tij vendosi që t’i prishte me prostitutat.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303