‘Nëse bashkohemi me Kosovën do kemi luftë’

Historiani Koço Danaj ka folur për çështjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë, një ide e hedhur së pari nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Danaj u shpreh kundër ndryshimit të kufijve me shkëmbim territoresh dhe sipas tij ka edhe paqartësi për çfarë bëhet fjalë.

Historiani deklaroi:

Është një çështje shumë e madhe për të mos thënë më madhorja, ndaj debati do jetë edhe më i madh. Fryrja e debatit është në disa raste për interesa të ngushta të politikës shqiptare, por edhe të fuqive të mëdha që angazhohen për këtë çështje. Deri më sot, nuk e dimë ende për çfarë është fjala. Do kemi edhe një mur tjetër pas atij të Berlinit, do ngrihet muri i Mitrovicës, që e ndan në të Veriut e të Jugut? Me kë do jetë Trepça, liqeni i Ujmanit, për çfarë korrigjimi flitet? Dhe më kryesore, kur flitet për korrigjim kufijsh, ka një problem, se sapo festuam 28 nëntorin. U shpall Shqipëria e pavarur me kufijtë e saj natyral”

Danaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LDK, Mustafa i cili është shprehur se Veriu i Mitrovicës po përgatitet për ndarje. Danaj tha se deri tani ai është i ndarë, dhe këtë nuk e thotë Isa Mustafa, kur do bashkohet.

Historiani u shpreh:

Katër kryetarët e komunave që me demek dhanë dorëheqjen janë të katër serb, shqiptarët janë një pakicë fare e vogël. Pra veriu i Mitrovicës ka mbetur serb”

Më tej, historiani theksoi se në rast të bashkimit me Kosovën do kemi luftë.

Lër një koment