Historiania: Ismail Qemalit do t’i vinte turp nga Kuvendi i sotëm

valentina_duka.jpg

Historiania Valentina Duka ka deklaruar se Ismail Qemali do t’i kritikonte për mënyrën si bëhet debati politik në Shqipëri, por edhe për cilësinë e Parlamentit.

Duka tha se ligjet në Shqipëri bëhen shumë keq, ndërsa emërimet në  administratë  bëhen njësoj si në kohën e Ismail Qemalit, transmeton “Ora News”.

Ai po të na shohë sot nga qelli do të na kritikojë ashpër për debatet shpesh për debatet shterpë që bëjmë në Parlament dhe për cilësinë e Kuvendit të sotëm. Sepse Kuvendi i qeverisë së Vlorës mblidhte jo vetëm njerëz të mençur, njerëz jo nacionalistë, por patriotë të ndershëm. Do na kritikonte ashpër për mënyrën si bëjmë ligjet sot. Ligjet që vijnë në parlament sot nuk hartohen sipas teknikave moderne ligjore. Ligjet shkruhen keq. Dispozitat nuk lexohen. Kurse ligjet që ai mundi të përgatisë ishin ligje shumë ndryshe se sot. Ai do na kritikojë ashpër dhe do na thotë si vazhdoni të veproni si në kohët tona për mënyrën si ne emërojmë nëpunësit, sepse i emërojmë si në kohën e tij“, shprehet Valentina Duka, /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303