“Historike”. Berisha jep lajmin e mirë: Pas NATO, arritja më e madhe strategjike

berisha-5.jpg

Ish-Kryeminstri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur provën e injektimit të gazit azer në segmentin e tij në Shqipëri, në kuadrin e Gazsjellësit TAP.

“Historike! Gazsjellësi TAP, që sjell gazin nga deti Kaspik në Itali, bëri me sukses të plotë provën e injektimit të gazit azer në segmentin e tij të Shqipërisë. U krye nga TAP, prova e suksesshme e injektimit të gazit azer në të tërë trajektoren e tij në territorin e Shqipërisë. Kjo është një arritje historike me rëndësi të madhe strategjike për Shqipërinë, rajonin dhe Europën.

Në maratonen e suksesshme të këtij projekti gjigandqë në kompleks kap shumën e një investimi prej 40 miliardë euro dhe që u firmos nga qeveria në vitin 2012, Shqipëria dhe qeveria e saj pati pas Azerbajxhanit, rolin më kryesor.

Një mirënjohje të thellë këtë ditë për qeverinë e Azerbajxhanit dhe presidentin Alijev dhe për të gjithë ata që kontribuan dhe bënë të mundur këtë projekt energjitik gjigant, konsorciumit të Gazsjellësit TAP, financuesve, projektuesve, zbatuesve të këtij projekti të një rëndësie gjeostrategjike për Europën, në të cilin Shqipëria fiton një pozicion nevralgjik që kurrë nuk e ka pasur më parë.

Korridori Jugor i Gazit apo TAP përjashtoi garën politike të gazit rus për Europën dhe kjo është historike. Pas anëtarësimit në NATO, Gazsjellësi TAP përbën arritjen më të madhe strategjike të Shqipërisë,” nënvizon Berisha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303