Historike, dy presidentë së bashku tek arbëreshët

Presidenti Ilir Meta, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Itali, është gjendur pranë komunitetit arbëresh. I shoqëruar këtë radhë, siç për herë të parë ndodhi, Meta ishte me një mik të shqiptarëve, Presidentin Sergio Mattarella.

Një vizitë historike, e para e dy presidentëve së bashku tek arbëreshët. Ky episod pati vëmendje të madhe të mediave italiane.

Arbëreshë nga e gjithë Italia janë mbledhur në Kalabri ku i kanë dhënë një atmosferë mjaft të ngrohtë pritjes së dy presidentëve.

“Shumë i lumtur të jem sot mes komunitetit arbëresh së bashku me mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Presidentin Sergio Mattarella në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, në djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe”, shkruan kreu i shtetit, Ilir Meta, në rrjetin social Facebook.

 

Lër një koment