Historike, një kryebashkiake me ngjyrë e homoseksuale

LL-about-hero2-696x439.jpg

Për herë të parë një afro-amerikane do të bëhet kryebashkiake e Çikagos duke pasuar Rahm Emanuelin, ish-krahun e djathtë të Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë.

Lori Lightfoot është gjithashtu edhe homoseksuale e deklaruar.

Pas votimeve të shkurtit të kaluar, dy afro-amerikanë, të dy demokratë, luftuan për balotazhin: ish-prokurorja e qarkut Lori Lightfoot, 56 vjeçe, dhe këshilltari në bashkinë e qytetit, Toni Preckwinkle, 72 vjeç.

Qyteti i Ilinoisit do të bëhet më i famshmi në Amerikë i cili ka  zgjedhur një grua afro-amerikane si qytetare të parë.

Nuk është hera e parë që Çikago bën histori, pasi në në vitin 2008 ka dërguar presidentin e parë afro-amerikan, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë dhe në vitin 1992 gruan e parë afro-amerikane në Senat, Carol Moseley Braun.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303