Historike/ Partizani kalon në raundin e dytë të Champions

Partizani në volejboll për femra shkruan historinë. Kampionët e vendit kanë kaluar në raundin e dytë të UEFA Champions League, teksa udhëheqin 2-1 edhe duelin e dytë ndaj Brcko.

Vajzat e kuqe fituan me sete 3-1, takimin e parë dhe me këtë rezultat janë ato që kalojnë. Seti i parë ishte mjaft i luftuar, me Partizanin që e mbylli në favor të saj, 25-21. Me rikthimin në parket, Brcko vendosi baraspeshën, pasi triumfoi me shifrat 25-19.

Në setin e tretë, Partizani mori avantazhin, ku rezultati 25-18 ishte edhe ai final. Në raundin tjetër, Partizani sfidon kampionët e Hungarisë, Vasas.