Historike, Vatikani formon skuadrën e futbollit të femrave

Tashmë është zyrtare. Vatikani është qytet-shteti më i ri që do të ketë një ekip futbolli të femrave. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i sportit të Vatikanit, Danilo Zennaro në një intervistë për “The Guardian”.

Papa Françesku ka qënë ideatori që të formohet një skuadër futbolli me femrat që punojnë në Vatikan. Prandaj, kjo iniciativë është fryt i punës së kësaj ideje. Ne kemi një ekip futbollit të meshkujve prej 48 vitesh, kështu që është e drejtë të ofrohej mundësia që edhe gratë që punojnë në Vatikan të praktikojnë këtë sport. “-deklaroi Zennaro.

Skuadra do të përbëhet nga 60% e punonjësve të Vatikanit, (gjithsej 800) , ndërsa 20 për qind do të përbëhen nga vajzat e punonjësve dhe 20 për qind nga partnerët e tyre.

Ekipi do të drejtohet nga Susan Volpini, gruaja përgjegjëse për Shoqatën e Grave në Qytetin e Vatikanit dhe ylli i skuadrës do të jetë sulmuesja kamerunase, është Eugene Tcheugoue .

Qyteti i Vatikanit nuk është njohur nga FIFA, kështu që skuadra e femrave  nuk mund të përfaqësojë kombin në garat ndërkombëtare. Ndeshja e parë do të luhet kundër Romës më 26 maj.