fbpx

“Hitleri mori pushtetin me akte normative”, Ngjela: Rama po e provon

Avokati i njohur Spartak Ngjela bëri një koment shumë të fortë mbrëmjen e sotme në lidhje me situatën politike në vend.

I ftuar në emisionin ”Real Story” në News24 Ngjela tha se ka thënë se në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese por është tirania e mazhorancës që po shfrytëzon këtë.

Sipas Ngjelës Gjykata Kushtetuese është e bllokuar pasi mazhoranca bllokon pikërisht zëvendësuesit e atyre që u hoqën nga Vettingu.

”Mazhoranca mund të kthehet në oligarki tiranike. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, është tirania e mazhorancës. Aktet e Ramës rrëzohen dhe në Gjykatë Administrative. Edhe në problemin e aktit, e kam futur unë aktin normativ në Kushtetutë. Spartak më thanë, Hitleri ka ardhur me akte normative. Ky provoi ato të atyre.”- tha Ngjela.