fbpx

Hodhi disa metra tutje me makinë 7-vjeçarin, arrestohet i riu nga Berati, fëmija te Trauma

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për përplasjen me makinë ndaj një 7 vjeçari. I mituri u dërgua me urgjencë në spital e më pas te Trauma në Tiranë.

I arrestuari është 23-vjeçari L.D. banues në Berat, i cili është kapur pak minuta pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Makina e ka përplasur fëmijën dhe e ka hedhur disa metra në asfaltin e rrugës. Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë fëmijën të shtrirë në rrugë.