Holanda futet në karantinë për 5 javë, cilat biznese do qëndrojnë hapur?

ar.jpg

Prej mesnatës Holanda është futur në izolim 5 javor. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri i Holandës Mark Rutte pas rritjes së rasteve shqetësuese me COVID.

“Më pak se një javë më parë thashë se ishim një udhëkryq. Koronavirusi po përhapet edhe më shpejt”, i është drejtuar Rutte popullit. Familjet do të lejohen të pranojnë vetëm dy mysafirë mbi moshën 12 vjeç në ditë, ndërsa mysafirët e moshës 12 vjeç e poshtë mbeten të përjashtuar. Një mysafir shtesë nga mosha 13 vjeç do të lejohet në prag të Krishtlindjeve, ditën e Krishtlindjes dhe në “Kutinë e Krishtlindjes” (Boxing day).

“Si kabinet, ne e kuptojmë se sa intensive është kjo që kemi bërë, sigurisht pak para Krishtlindjeve. 2020 është një vit zi, me humbje dhe hidhërimi për shumë njerëz”, deklaroi ai. Rutte vuri në dukje numrin mesatar të infeksioneve ditore, i cili të hënën arriti në 8,200.

Për shkak të kësaj, “Vetëm dyqanet për nevojat themelore do të mbeten të hapura, si: furrat e bukës, supermarketet, kasapët, pastrimi kimik. Dyqanet e mobiljeve, kopshtet dhe dyqanet elektronike, ndër të tjera, do të duhet të mbyllin dyert e tyre”, i tha dje popullit kryeministri i Holandës.

“Ky është një mesazh i vështirë për sipërmarrësit. Do të ketë një paketë të konsiderueshme mbështetëse për të ndihmuar sipërmarrësit. Nga nesër deri më 27 dhjetor është e mundur të aplikoni për një subvencion”, shtoi ai.

Hotelet do të lejohen të qëndrojnë të hapura, por pa restorante ose shërbim në dhomë. Klientët e dyqaneve dhe bibliotekave do të lejohen, por teatrot, kazinotë dhe kopshtet zoologjike do të jenë të mbyllura.

Duke filluar nga e Mërkura, të gjitha shkollat ​​në Hollandë do të mbyllen. “Deri në 18 Janar, arsimi në distancë do të bëhet normë. Ky është një vendim radikal, por i pashmangshëm. Përjashtimet zbatohen për studentët në vitin e tyre të fundit dhe studentët që kanë nevojë për ndihmë shtesë. Kjo vlen edhe për fëmijët me prindër me profesione jetësore”, është shprehur dje Mark Rutte, kryeministër i Holandës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303