fbpx

Holandë/ Konfirmon 2 raste të gripit të shpendëve

Holandë

 

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, dy nga gjashtë mjellmat që u zbuluan në provincën Utrecht rezultuan pozitiv në gripin e shpendëve.

Një rosë e egër që ngordhi në të njëjtin rajon po ashtu dyshohet se ishte e infektuar me virusin.

Ministrja e Bujqësisë, Carola Schouten kërkoi nga fermerët të mbanin shpendët brenda fermave të pulave për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ekspertët e ministrisë mendojnë se virusi mund të ketë ardhur në Holandë përmes zogjve që migrojnë nga Rusia ose Kazakistani.

Gripi i shpendëve asgjësoi më shumë se 30 mijë zogj në fermat e vendit në vitin 2018./tch