fbpx

Homazhet për 21 Janarin shoqërohen me incidente

Screenshot_2-24.png

Një incident është shënuar paraditen e sotme gjatë kohës kur po kryheshin homazhet në nder të viktimave të 21 Janarit.

Një qytetar mes turmës ka thyer heshtjen gjatë homazheve në bulevardin qendror pranë Kryeministrisë, duke sulmuar verbalisht Kryeministrin Rama, duke bërtitur: “Rama je antishqiptar”.

Menjëherë pas këtij veprimi, ai është shoqëruar nga një patrullë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Mësohet se, qytetari në fjalë ka vijuar për disa minuta duke lëshuar thirrje kundër kreut të qeverisë.

Ndërkohë, rezulton se i njëjti person ka qenë aktiv dhe në protestën e studentëve. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303