Hong Kongu ka vendosur të mos luftojë protestat e dhunshme

Qeveria e Hong Kong-ut ka njoftuar se nuk do të marrë masa të mëtejshme për të luftuar protestat e dhunshme dhe kundërshtoi thashethemet se forcat kineze të sigurisë janë të përfshira në qytet.

Qendrat tregtare u mbyllën të enjten për të mos u bërë objekt i protestave të planifikuara dhe metroja e qytetit, e cila ka mbajtur barrën e trazirave të dhunshme javët e fundit, është mbyllur tre orë më herët.

Katër muaj protesta të mëdha dhe shpesh të dhunshme pro-demokracisë në Hong Kong paraqesin sfidën më të madhe popullore për Presidentin Kinez Xi Jinping që kur erdhi në pushtet në vitin 2012. Protestat filluan kundër një projektligji ekstradimi që do të lejonte banorët e Hong Kongut të dërgoheshin për gjykim në gjykatat kineze kontinentale të kontrolluara nga Partia Komuniste. Edhe pse qeveria e tërhoqi projektligjin, tashmë protesta është shndërruar në një lëvizje më të gjerë pro-demokracisë.

Kina ka akuzuar disa qeveri të huaja, përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për nxitjen e ndjenjës anti-Kinë mbi Hong Kongun.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, vuri në zbatim ligjet e urgjencës të Premten e kaluar, duke ndaluar maskat në fytyrë që protestuesit përdorin për të mbrojtur identitetin e tyre, në një përpjekje për të shuar trazirat. Por masa shkaktoi protestën më të dhunshme që prej fillimit të protestave./real-news.tv/