fbpx

Hoqi dorë nga muzika! Zanfina Ismaili bëhet pjesë e medias

Adelina-Ismaili-dhe-Zanfina-Ismaili.png

Kujtojmë se këngëtarja e njohur nga Kosova Zanfina Ismaili zbuloi në emisionin e motrës së saj Adelinës  se nuk do i rikthehet më muzikës dhe se kapitullin e saj të karrierës artistike e ka mbyllur përfundimisht.

Zanfina tha se aktualisht po punon në dy profesione të ndryshme, por preferoi të tregonte se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërkohë “Prive” ka mësuar se Zanfina i është futur botës së medias njësoj si motra e saj e madhe, Adelina.

Por në krahasim me Adelinën që është pjesë e ekranit, Zanfina ka zgjedhur të jetë më e fshehtë. Ajo ka nisur punë në një radio në Prishtinë, por nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë gjë.

Zanfina ka treguar më herët se është lodhur shumë nga jeta si personazh i famshëm, për shkak të profesionit si këngëtare dhe streset me të cilat shoqërohet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303