Taulant Muka është zv/ministri i ri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ishte pikërisht Muka ai që u bë shkas për dorëheqjen e Ervin Demos, pasi denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.
Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor.