Horoskopi, 7 dhjetor 2019

Dashi
Sido që t’iu vijnë gjërat sot, optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës dhe do ju ndihmojë të arrini atje ku doni. Bëni vetëm kujdes t’i mbani larg ata që nuk ju duan. Nëse keni një lidhje ndjenjat në çift do jenë më të thella dhe më të sinqerta. Edhe pse zakonisht nuk shpreheni shumë sot do e bëni. Nga ana tjetër do veproni me delikatesë dhe do e bindni atë që keni në krah. Lidhjet që mund të krijoni ju beqaret do jenë të vështira për t’u shkëputur. Mos bëni premtime që tani. Në punë, përparimi juaj do vlerësohet nga disa, por mund të nxisë edhe xhelozinë herë pas here. Sot do bëni gjithçka që keni në dorë që financat të ruajnë ekuilibrin, madje do ulni shumë edhe shpenzimet.

Demi
Gjatë kësaj dite Jupiteri do ju bëjë shumë ambiciozë dhe do mund të realizoni çdo gjë më së miri. Arsyetimi nuk do mungojë asnjë çast. Ju që jeni në një lidhje do kujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe do qëndroni më pranë njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga rasti që do iu jepet për të pasur një takim interesant. Sipas Dritare.net, personi do jetë sa serioz po aq edhe brilant. Në punë do bëni gjithçka që gjërat të realizohen sa më mirë. Pozicioni që keni pasur dikur do iu ndihmojë mjaft gjatë kësaj dite. Shmangni çdo shpenzim apo transaksion financiar sepse gjendja e buxhetit do jetë e dobët. Tregohuni sa më të kujdesshëm.

Binjakët
Herë pas here do jeni të stresuar gjatë kësaj dite dhe sektori profesional do jetë ai që do ju krijojë momente të pakëndshme. Për fat të mirë miqtë do ju gjenden pranë kurdoherë. Nëse keni një lidhje duhet të tregoni shumë maturi në marrëdhënien me partnerin sepse edhe një gjë shumë e vogël mund t’i “vërë zjarrin” gjithckaje. Mos debatoni për politikën apo fenë. Të paktën ju beqarët do kaloni një ditë më të mirë. Mundohuni të përfitoni nga fati që do iu jepet. Në punë do gjendeni në situata të vështira dhe shefat do ju kërkojnë gjithnjë e më shumë. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos këmbëngulni për gjëra që nuk jeni të sigurt. Në planin financiar do merrni vendimet e duhura dhe planetët do iu mbrojnë në çdo moment.

Gaforrja
Do jeni shumë të këndshëm, ndihmues dhe mbështetës gjatë kësaj dite. Do doni dhe do ju duan të gjithë. Jupiteri do jetë planeti që do ndikojë më tepër në jetën tuaj në çift. Duke bashkëpunuar edhe me Venusin dhe Jupiterin jeta juaj do jetë edhe më e mirë. Për ju beqarët do jetë një nga ditët më të mira të vitit. Do keni fat dhe një takim mjaft të rëndësishëm. Në punë do e përforconi pozicionin tuaj prej lideri dhe do ndiheni shumë më të fortë. Takti dhe diplomacia do ju bëjnë të vlerësoheni edhe më shumë. Sektori i financave do influencohet negativisht nga yjet. Tregohuni shumë të kujdesshëm se mund të keni surpriza atëherë kur nuk e prisni.

Luani
Gjatë kësaj dite do investoheni me shpirt në diçka që do bëni dhe do mund t’ia dilni mbanë. Për u që jeni në një lidhje priten momente harmonike dhe të mbushura me gëzim do. Shumë gjera do lulëzojnë dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Ju beqarët nuk do jeni të logjikshëm dhe vetëm për ta ndryshuar statusin mund të hidhni hapa të gabuara. Në punë do ju duhet të përballeni me goxha sfida, por pasi t’i kaloni shefat do iu japin mundësi të reja në poste shumë më të rëndësishme se më parë. Në planin financiar do jeni shumë më të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Situatën do e keni nën kontroll.

Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do reagoni shumë ashpër pas çdo gjëje që do iu thuhet prandaj mund të keni edhe probleme. Reflektimi thuajse do mungojë plotësisht. Nëse keni një lidhje, dita nuk do jetë aspak e favorshme për fjalët e ëmbla dhe ndjenjat e forta. Bashkëpunimi i kohëve të fundit rrezikon të shndërrohet në një betejë të ashpër. Kujdesuni që dëmet mos të jenë katastrofike. Nëse jeni vetëm, Venusi do kthehet në anën tuaj dhe mund të nxitë takimet. Në punë do bëni mirë t’i besoni edhe më shumë intuitës. Sado të vështira t’iu duken gjërat, nuk duhet ta humbni shpresën se shumë shpejt dielli do rilindë sërish. Neptuni do iu largojë nga problemet financiare, por gjithsesi mirë është të tregoheni të matur kurdoherë.

Peshorja
Sot do keni mundësi të vini në pah të gjitha meritat dhe cilësitë që keni. Do gazoni dhe do mërzisni shumë persona njëkohësisht. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë origjinale dhe e bukur. Ju thjesht duhet të përfitoni sa më shumë. Nëse jeni beqarë, do iu duket se dashuria nuk do vijë kurrë për ju. Një takim pasdite do iu bëjë të ndryshoni mendim njëherë e përgjithmonë. Sipas Dritare.net, në punë hekurin duhet ta rrihni sa është ende i nxehtë sepse po nuk përfituat tani keni për të humbur shumë. Nuk do iu jepen më raste të tilla. Merrni të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që financat të mos përkeqësohen shumë. Ulini pak shpenzimet.

Akrepi
Ambicia juaj nuk do ndalet gjatë kësaj dite. Edhe nëse kishit rënë në gjumë sot do iu jepet mundësia të rizgjoheni dhe të merrni në dorë frenat e gjthckaje. Me Jupiterin që do ndikojë tek jeta juaj sentimentale, ju që keni një lidhje do kaloni një ditë të qetë dhe pa probleme. Dashuroni sa të shumë edhe pse pa shumë pasion. Ju beqarët do e keni të vështirë të bëni takime dhe të takoni atë që keni ëndërruar. Në punë do filloni një aktivitet të ri dhe keni për të pasur më shumë fat nga sa mendonit. Çështjet financiare mund t’ua prishin paksa qejfin. Mos dëgjoni këshillat që mund t’iu japë një dash sepse do pendoheni më vonë.

Shigjetari
Gjatë kësaj dite do mundoheni të shmangni me çdo mënyrë konfliktet dhe do jeni shumë të hapur. Ju që keni një lidhje do dashuroni dhe do jetoni qetësisht. Klima do jetë mjaft sensuale dhe harmonia do të mbizotërojë. Nëse jetoni bashkë, pasioni do të rindizet si kurrë më parë. Ju beqarët do keni një dite mjaft aktive dhe do bëni edhe takime impresionuese. Përfitoni sa më shumë nga ato. Në punë duhet të përgatiteni për të pasur kundërshtime të shumta sidomos nga ata që ju kanë zili. Gjithsesi sido që të vijnë punët mos u ndalni asnjë moment. Në sektorin financiar do keni fat, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Tregohuni pak kursimtarë sepse nuk do pendoheni.

Bricjapi
Dielli do ju bëjë edhe më sharmantë e më joshës gjatë kësaj dite. Në çdo plan keni për të pasur sukses të garantuar. Nëse keni një lidhje klima ka për të qenë gjithë kohës e ngrohtë dhe do afroheni akoma më shumë me njëri-tjetrin. Do flisni hapur për gjithçka dhe nuk do i mbani dot përbrenda ndjenjat. Ju beqarët do merrni shumë ftesa nga persona mjaft të interesuar për ju. Bëni atë që do ju thotë zemra. Në punë Hëna do ju vërë përballë disa provave, por ju do realizoni gjithçka me shumë sukses. Bravo për durimin dhe për kurajën. Financat do i menaxhoni për mrekulli dhe do dini përherë sa të shpenzoni.

Ujori
Do jeni paksa në ajër sot dhe do preferoni të bëni atë që ndieni për momentin. Çdo çast në fakt ka për të qenë i jashtëzakonshme. Me bekimin e yjeve, jeta juaj në çift do jetë harmonike. Mundohuni të mos neglizhoni asgjë që ka rëndësi për partnerin dhe mos i kurseni fjalët e ëmbla të dashurisë. Për ju beqarët gjërat do shkojnë më së miri. Nëse jeni meshkuj duhet të bëni kujdes me sigurinë e tepërt sepse do zhgënjeheni. Në punë duhet të gjeni momentin e duhur për t’i kërkuar diçka shefit tuaj, përndryshe ai nuk do ua aprovojë atë që kërkoni. Në sektorin e financave do keni fat dhe do mund të realizoni gjithçka që kishit menduar.

Peshqit
Hëna dhe Saturni do ua bëjë gjërat edhe më të vështira sot. Shpesh do përballeni me situata vërtet konfuze. Ju që keni një lidhje nuk do jeni dakord me partnerin në disa pika dhe kjo mund të sjellë tension. Ruajeni gjakftohtësinë sepse në të kundërt situata mund të ndërlikohet. Ju beqarët duhet ta lini veten të lire nëse doni ta gjeni personin e duhur. Mos bëni shumë pyetje, por jetoni momentin. Në punë duhet patjetër të ndryshoni disa zakone dhe të vendosni rregull në idetë tuaja. Nëse nuk e bëni këtë gjërat do marrin tatëpjetën. Saturni do iu ndihmojë të rregulloni problemet e rëndësishme financiare. Tregohuni sa më të matur dhe do dilni të fituar.