Horoskopi i datës 30 janar 2019

horoskopiii-1.jpeg

Dashi

Yjet këshillojnë që gjatë kësaj dite të zgjidhni të mbani pranë personat që do ju nevojiten në shumë fusha dhe që janë simpatikë. Nëse keni një lidhje mendohuni shumë herë para se t’i thoni diçka partnerit tuaj sepse ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të keni mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni me më shumë fat dhe do filloni një jetë shumë më ndryshe nga më parë. Në punë do mbroheni dhe Mërkuri dhe nuk keni për të bërë gabime. Dielli nga ana tjetër do ju bëjë më të fortë dhe më të vendosur për të ecur përpara. Financat do vazhdoni t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe çdo gjë do ecë si duhet. Do mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Demi

Sot do bëni të pamundurën për të shmangur çdo lloj konflikti dhe për të ruajtur një klimë të ngrohtë kurdoherë. Asgjë nuk do jetë e vështirë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e begatë kjo e sotmja. Nëse sapo keni ndryshuar statusin mund të jeni ende të habitur për ndryshimet që po ju ndodhin, megjithatë do ja kaloni mirë. Ju beqarët do filloni të mendoni seriozisht për të krijuar një lidhje me personin që po iu josh prej muajsh. Në punë do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju tregoni të gjithëve se sa të jeni në atë pozicion askush nuk do mund t’iu shkelë dot me këmbë. Sipas Dritare.net, në planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa menjëherë.

Binjakët

Planetët Venus dhe Jupiter do iu japin një vizion më pozitiv gjatë kësaj dite për shumë sektorë të jetës. Do ecni goxha përpara. Ju të dashuruarit do flisni gjerë e gjatë me partnerin tuaj dhe do ju gjeni zgjidhje disa problemeve që keni pasur. Të dy do jeni më tolerantë se më parë dhe do i kuptoni gabimet. Ju beqarët do preferoni të qëndroni edhe disa kohë vetëm sepse nuk keni besim tek personat që po ju vijnë vërdallë. Në punë priten përmirësime goxha të mëdha. Do ecni aq shumë përpara saqë në disa momente do ju duket gjithçka si ëndërr.  Bashkëpunimi i ri do sjellë një fllad më interesant. Financat do mbeten të qëndrueshme për aq kohë sa ju të mos e teproni me shpenzimet.

Gaforrja

Marsi dhe Saturni do sjellin turbullira të shumta gjatë kësaj dite. Do hyni në kontradikta të njëpasnjëshme dhe do thoni gjëra të palogjikshme. Për ju të dashuruarit do ketë momente delikate. Nuk do ndiheni aspak mirë pranë personit që dashuroni dhe do bini në melankoli. Ju beqarët do keni një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni të bëni asgjë me ngulm. Në punë do ndodhin ndryshime të mëdha. Mund të ndryshoni ekipin, mund të afroheni me një koleg të ri, por mbi të gjitha nuk do ndiheni aq të qetë sa ditët më përpara. Financat do i ekuilibroni më në fund. Do ndiheni shumë më të qetë dhe të lumtur që më në fund ja dolët mbanë.

Luani

Arma juaj më e fortë e joshjes do jetë talenti për të komunikuar. Do i hipnotizoni të gjithë ata që do keni pranë. Dikush do ju behet konkurrent i fortë ju të dashuruarve dhe do mundohet me çdo mënyrë t’ua marrë partnerin. Tregohuni të zgjuar dhe të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni vetëm. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Gjithçka që do bëni sot do ketë ndikim të madh nesër. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe  do i bindni të gjithë që kanë ide të kundërta me ju. Mërkuri dhe Dielli do iu japin çelësat që do ju duhen për t’ia dalë mbanë. Në planin financiar çdo gjë do ecë më së miri. Nuk priten aspak vështirësi.

Virgjëresha

Edhe pse do mundoheni të jeni realistë dhe të arrini kompromise, gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Pa e kuptuar do merrni pushtetin mbi të tjerët dhe do kërkoni që ata të bëjnë si doni ju. Për ju të dashuruarit do jetë ditë tejet e trazuar dhe delikate. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar, prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do bëni edhe sakrifica vetëm që të mos mbeteni më vetëm. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe nga ana tjetër arritjet që keni pasur do nxitin besimin tek kolegët dhe shefat. Përfitoni sa të mundni nga kjo pasi jo gjithmonë do jetë kështu. Gjendja e financave mund të përmirësohet disi nëse arrini ta përfundoni projektin e nisur në punë. Pranojeni ndihmën që do iu japin disa kolegë të vjetër.

Peshorja

Jupiteri dhe planetë të tjerë do ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me të gjithë sot dhe kjo do ruajë ambientin harmonik. Ju të dashuruarit do e rregulloni marrëdhënien në çift dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet. Ju beqarët nuk do keni asnjë nevojë për të ndryshuar menjëherë statusin prandaj do i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë do filloni edhe ndonjë projekt të ri, por asgjë nuk do ju trembë, Ju i keni të gjitha aftësitë e nevojshme për t’ia dalë mbanë me sukses. Sipas Dritare.net, nëse ju propozohet edhe një post mendojeni seriozisht për ta pranuar. Për të përmirësuar buxhetin është e rrezikshme të besoni tek lojërat e fatit. Me to mund të humbni më shumë nga sa mendoni.

Akrepi

Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni kurrë si të burgosur përkundrazi do ju duket sikur do fitoni edhe më shumë liri. Për ju që keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat më të forta. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe të tentoni. Asgjë nuk keni për të humbur edhe sikur të merrni refuzime. Në punë, falë iniciativave që do ndërmerrni, keni për të arritur çdo lloj objektivi. Nuk do ja lini asgjë rastësisë dhe nuk do ju dalin të papritura. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione të rëndësishme.

Shigjetari

Intuita juaj do jetë edhe më e zhvilluar gjatë kësaj dite. Do keni besim të plotë tek vetja dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Dialogu do mbizotërojë gjithë kohën për ju që jeni në një lidhje. Do ia kaloni mirë me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni. Ditë emocionuese dhe drithëruese do jetë kjo e sotmja edhe për ju beqaret. Një person interesant do bëjë gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Në fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Në punë do jetë sërish intuita që do ju çojë atje ku keni ëndërruar. Duke i dëgjuar edhe me më shumë kujdes eprorët nuk do bëni gabime. Kujdes vetëm nga kolegët ziliqarë. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Kujdes me çdo shpenzim.

Bricjapi

Gjatë gjithë kësaj dite duhet të mendoni sa më pozitivisht dhe të mos dorëzoheni përballë sfidave. Yjet kanë parashikuar gjëra interesante për ju. Atmosfera për ju që jeni në një lidhje do jetë e ngrohtë dhe harmonike. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni për një të ardhme së bashku duhet te përgatisin projektet. Ju beqarët do filloni një histori dashurie, e cila do shndërrohet shpejt në një lidhje goxha serioze. Në punë ka mundësi t’iu jepet një mision i ri që duhet ta pranoni pa u menduar dy herë. Kushtet në të cilat do punoni do jenë shumë më të mira se deri më sot. Me financat nuk do i keni mirë punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Ujori

Marrëdhënia e mirë që do keni me miqtë dhe me të afërmit do ju ndihmojnë sot të ecni para. Mbështetja e tyre do jetë e jashtëzakonshme. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë e zakonshme. Herë do debatoni me atë që keni në krah dhe herë do dashuroheni në mënyrë pasionante. Për ju beqarët do jetë ditë e favorshme për takime. Bëjini sytë katër që ta gjeni shpejt personin e duhur. Edhe në punë keni për të ecur përpara me ritme më të shpejta. Organizimi, durimi dhe maturia do jetë gjithashtu pika të forta për ju. Në planin financiar do jeni me fat. Pa u munduar shumë gjërat do rrjedhin më së miri dhe mund të hiqni disa para mënjanë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni gjatë gjithë kohën nën presion dhe mund të bëni gabime të pamenduara. Idetë nuk do i keni të qarta aspak dhe ndonjëherë do e deformoni edhe realitetin. Jeta juaj në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojë mjaft ambientin. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Mos ngurroni të paktën të njiheni me disa persona. Në punë ka rrezik të ndodhin gjëra që nuk i kishit parashikuar. Kompania mund të pakësojë stafin ose mund të mbyllet krejt papritur. Lajmet nuk do jenë të mira. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë në planin financiar. Kujdes me hapat që do hidhni.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303