fbpx

Horoskopi i Zi / Dramat që do t’i ndodhin çdo shenje deri më 20 maj

horoskopi-i-zi.png

Të paralajmëruara edhe më parë në lidhje me parashikimin e yjeve, fundi i këtij muaji nuk do të jetë pozitiv për shumicën e shenjave të horoskopit. Meri Shehu, astrologia e njohur bën me dije se Mërkuri tashmë është në prapavijë dhe kjo situatë do të vijojë deri më 20 maj, çka do të sjellë jo vetëm ngadalësime, por edhe situata të pakëndshme.

Ajo paralajmëron se Dashi dhe Peshorja janë shenjat, të cilat së shpejti do të përjetojnë tradhti nga partnerët ose në marrëdhënie biznesi. Merkuri sot është në pozicion të kundërt deri në 20 maj.

Gjatë këtyre 2 javëve do ngadalësojmë shpejtësinë e marrjes se vendimeve dhe do t’i japim përparësi mendimeve që do bëjnë analizën e ngjarjeve të kohëve të fundit.

Në të njëjtën kohë Aferdita në Dash bën një lidhje jo shumë të mirë me Plutonin në Bricjap. Problemet që vijnë nga Mërkuri do prekin në këtë rast edhe fushën sentimentale. Dashi do ketë kujdes nga tradhtitë dhe gabimet në vlerësimet e situatave në iniciativat personale. Demi do ketë një jetë të fshehtë pasionante por nuk duhet të ekspozohet më shumë se ka keqkuptime.

Binjaket do përballen me një sulm social që vjen nga gabimet që kanë bërë në jetën personale. Gaforrja në tentativën për të sunduar në një pozicion pune, mund të keqkuptohet dhe të ndodhë pikërisht e kundërta. Luani mbas shume vështirësish do kuptojnë pse nuk u ecte në planet dhe në punën që donin. Virgjëresha duhet të ketë kujdes në disa shkëmbime ekonomike të cilat mund t’i komprometojnë.

Peshorja do kuptojë tradhtinë në bashkëpunime apo në bashkëjetesë. Në këtë rast duhet shumë durim për të kuptuar situatën. Akrepi do jetë nën trysni në lidhje me punën e përditshme dhe asaj që ka pasion të bëjë.

Shigjetari do tregojë forcë më të madhe në këtë periudhe në lidhje me zotërimin e burimeve financiare. Bricjapi sot do jetë shumë i lidhur me çështjet e një prapaskene familjare që prek edhe çështjet ekonomike.

Ujori do marrë lajme shumë interesante ku do mbizotërojë pasioni për t’u takuar me persona që interesohen. Peshqit do kenë një mundësi për të fituar ekonomikisht, por nëse nuk do kenë kujdes, humbja mund të behet prezente.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303