Horoskopi për ditën e martë, 16 qershor 2020

HOROSKOPI-foto.png

Dashi

Nëse me partnerin është krijuar pak tension, mos e vononi çështjen për ta sqaruar. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë se sa mendoni! Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja, për të përmbushur zgjedhjet që do të bëni.

Demi

Nën tërheqjen e Venusit dhe Marsit, Hëna iu prish disi qetësinë dhe krijon pengesa në rrugën tuaj të gjatë. Do të merreni të promovoni një projekt të punës, tek i cili keni shumë pritshmëri. Gjasat janë që të dalë me sukses.

Binjakët

Për shkak të veprimit të Hënës, dita do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Nesër në dashuri do të jeni pak jashtë ritmi. Asgjë për t’u shqetësuar, por dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.

Gaforrja

Rruga e gabuar dhe vonesat mund të bëjnë që të dështojë një plan. Por mos u dekurajoni, pasi keni mundësi të gjeni zgjidhje më të mira akoma! Organizoni një udhëtim, sepse do të bëjë që të krijoni kontakte interesante me persona të panjohur.

Luani

Nëse ndiheni të kushtëzuar nga kërkesat dhe gjykimet e një familjari, vërini vetes objektiv që të liroheni për të marrë vendime. Duke qenë se ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, do të zbuloni se kështu do të ndiheni mirë.

Virgjëresha

Perfeksionizmi ju gëlon në vena, por do të ishte më mirë të liroheshit nga kjo, pasi ju streson dhe çon në ndikime negative në raportet profesionale. Takimi me dikë që nuk e keni parë prej shumë kohësh do të bëjë që të ndizet një flakë e vjetër pasioni.

Peshorja

Jeni të hapur për bashkëpunime dhe të gatshëm të jepni ide të reja. Sa keq që Mërkuri angazhohet duke ju vënë shkopinj në rrota. Do të dini të vlerësoni plotësisht personin që ju rri përkrah dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur.

Akrepi

Mbështetja e Mërkurit, por me armiqërinë e Venusit dhe Marsit, do të bëjë që të ndiheni fajtor në frontin e dashurisë. Është e kotë të prisni ndryshime në punë. Jeni ju që duhet të bëni diçka për t’u ngritur në detyrë. Nuk mund t’ia lëni më rastësisë.

Shigjetari

Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Padyshim do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos e harroni, ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Bricjapi

Për shkak të Venusit, çështje të zemrës mund t’ju bëjnë që të lini pas dore punën. Por Saturni ju tërheq vëmendjen dhe ju shtyn të keni përqendrim dhe qartësi në mendime. Nëse e kuptoni që personat që rrinë rrethe rrotull jush nuk ju përshtaten, largohuni prej tyre.

Ujori

Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi, duke shpikur ëndrra dhe iluzione, por do t’ju shërbejë për të pasur një takim edhe më të mirë. Nganjëherë përpiquni të jini më të çlirët kur nuk i kuptoni gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër.

Peshqit

Me Jupiterin që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke e kaluar me sportivitet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303