fbpx

Horoskopi për ditën e mërkurë, 11 mars 2020

Horoskopi-2018-640x408-4.jpg

Dashi

Bëni kujdes maksimal në dashuri, pasi gjatë kësaj të mërkure duhet të jeni shumë vigjilent, për shkak se keni Hënën kundër. Në punë do të ketë shumë nervozizëm ndaj duhet vëmendje maksimal, si dhe vlerësoni ndryshimet e mundshme.

Demi

Është momenti për të bërë më shumë për veten dhe nëse duhet të sqaroni diçka bëjeni brenda mbrëmjes. Sa i takon punës, mund të ketë ndonjë vonesë dhe kjo gjë mund t’iu nervozojë. Megjithatë mbani parasysh se kjo është një periudhë e mirë për të çuar përpara projekte afatgjata.

Binjakët

Dashuritë e reja janë mjaft të favorizuara, ku tashmë do të arrini që të kuptoni se kush është në anën tuaj. Në punë mund të zgjidhni një problem apo të jetoni një sfidë, në sajë të ndihmës së një personi të shenjës tuaj ose të peshores.

Gaforrja

Duhet më shumë kujdes në sferën sentimentale, sidomos nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së bricjapit dhe virgjëreshës. Kjo nuk është një ditë e lehtë as në sferën profesionale, ku në punë mund të ketë disa ndryshime të cilat duhen vlerësuar me kujdes.

Luani

Mund të jeni disi të tensionuar në dashuri, por vetëm për çiftet që së fundmi kanë kaluar një krizë. Në punë nuk është momenti për tu dekurajuar, por ecni përpara me projektet e reja dhe bëni durim.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë e bukur për dashurinë, ku do të keni mundësi që të çoni përpara projekte të rëndësishme ose të merrni një vendim për të ardhmen. Historitë që do të lindin në këtë periudhë mund të bëhen të rëndësishme, por bëni kujdes me zgjedhjet tuaja. Në punë, projektet mund të kenë sukses.

Peshorja

Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do ju ngjallë më shumë besim në dashuri duke iu dhënë kurajo dhe duke iu rikthyer në lojë më lehtësisht. Mundohuni vetëm që të mos përfshiheni nga tensioni. Në punë duhet të shmangni diskutimet, pasi tensionet janë fare pranë.

Akrepi

Mundohuni që të kuptoni nëse ka diçka që nuk shkon në lidhjen tuaj dhe më pas sqarohuni. Në ditët në vijim situata do të jetë më e mirë. Në punë mund të ketë ndryshime pozicioni, ndaj vlerësoni mirë propozimet e marra, pasi mund të keni përfitime ekonomike.

Shigjetari

Në sferën sentimentale mund të lind diçka e rëndësishme, ndaj mos i nënvlerësoni takimet e reja. Në punë mund të ketë ndonjë komplikim për shkak të ndikimit tranzit të Mërkurit. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Mund të ketë tensione në dashuri, por vetëm për çiftet të cilat së fundmi kanë jetuar një krizë. Në punë duhet durim, ndaj bëni mirë që ta shtyni një vendim.

Ujori

Mundohuni që të shmangni vendimet në dashuri, pasi mund të ketë komplikime. Kushtojini më shumë kohë vetes pasi keni nevojë për të rekuperuar energjinë psiko-fizike, shkruan noa.al. Në punë mundohuni që të mos humbni shumë kohë.

Peshqit

Kjo e mërkurë do të sjellë përmirësim të ndjeshëm lidhur me ndjenjat, ku kush jeton një histori dashurie, do të përjetojë emocione të veçanta. Ky është një moment i mirë edhe për punën, ku intuita do ju vijë në ndihmë. Edhe fizikisht ndiheni mirë, edhe pse pika juaj e dobët ngelen këmbët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303