fbpx

Horoskopi për ditën e sotme, 28 shkurt 2019

horoskopi.jpg

DASHI

Megjithë Hënën në opozitë, dita do të priret të jetë pozitive. E diela e ardhshme do të jetë dita më e mirë për të filluar të flisni për dashurinë, pas një shkurti në rënie, sidomos për ata që u përballën me një person jo mirëkuptues. Duhet të provoni rekuperimin dhe riafrimin, për më tepër, Marsi favorizon takime të reja.

DEMI

Ju jeni në periudhën më të mirë për të ndërtuar diçka që do të vazhdojë për muajt e ardhshëm, në fund të fundit kjo është pjesë e natyrës suaj. 3 ditët e ardhshme janë të favorshme për ndjenjat, nëse ka një person që ju intereson, bëni një hap përpara deri të shtunën. Herët ose vonë ju do të merrni një përgjigje pozitive në vendin e punës.

BINJAKET

Krahasuar me një janar plot probleme, ju keni bërë progres, por ende nuk jeni të kënaqur. Kjo nuk ka qenë një javë e qetë, ju vazhdoni të përballeni me luftëra të vogla dhe dikush nuk ndihet shumë i sigurt për marrëdhënien e vet. E diela do të jetë dita më e mirë për të hedhur dritë mbi zemrën tuaj dhe për të provuar të jetoni emocione më të drejtpërdrejta.

GAFORRJA

Nga mesi i marsit ata që kanë çështje të pazgjidhura që ndikojnë në sferën ekonomike dhe fiskale, do të duhet t’i marrin gjërat në duart e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Kjo ditë ju sheh të mendueshëm dhe pak në rënie sa i përket dashurisë. Ata që vuajnë nga sëmundjet sezonale ende nuk i tejkalojnë plotësisht ato, të tjerët që janë të angazhuar në projekte pune vazhdojnë me dhimbje, duke pasur pranë dikë që i pengon.

LUANI

Në këtë pjesë qendrore të javës ju mendoni se keni rifituar forcën dhe dashuria kthehet në mesin e qëllimeve tuaja, një dashuri që tenton të mbrojë ata që doni, por për ta bërë këtë të ndodhë, ju duhet të ndiheni të vlerësuar dhe të konsideruar. Braktisni një mjedis që nuk i përshtatet nevojave tuaja, mbyllni urat me ata që mendoni se kanë pak të bëjnë me besimet tuaja.

VIRGJERESHA

Është një javë e keqe, problemet, shqetësimi dhe zhgënjimi janë ato që shumë kanë provuar. Për fat të keq shumë prej këtyre janë varur nga të tjerët, kështu që frustrimi dhe stresi janë gjendja që jetoni në kohë të caktuara. Të enjten pritet një përmirësim i lehtë, ndërsa e Diela do të jetë një ditë shërimi.

PESHORJA

Pjesa qendrore e javës është interesante dhe gjithashtu shumë impenjuese. Kjo është një e enjte e dobishme për çështjet e punës, por ju vendosni shumë energji në marrëdhënie romantike që do të kenë një rimëkëmbje të madhe në mars. Ka pak pakënaqësi në lidhje me mjedisin: shamngiuni tensioneve në mbrëmje.

AKREPI

Pjesa qendrore e javës është shumë më e mirë për ju që të gjeni një aftësi të madhe për veprim, megjithatë, yjet janë shumë të favorshëm për ju të paktën deri të shtunën. Ju mund të ndjeni emocione të bukura me Luanin, Shigjetarin dhe Peshqit. Të dielën përpiquni të mos e teproni. Tre ditët e ardhshme ju ftojnë të lidheni me të tjerët në një mënyrë pozitive. Ju jeni të prirur për të luftuar marrëdhëniet, por pas betejës jeni të sëmurë ose të lodhur. Rigjeni energjitë.

SHIGJETARI

Merr fund një muaj konfuzioni. Megjithatë, kjo është një ditë e vlefshme dhe nga e diela mund të vijë një përgjigje e bukur dashurie, e cila mund të jetë protagonistja e jetës suaj. Ju merrni diçka më shumë, yjet janë pozitivë, më në fund, dhe kur ju këshillojnë të bëni diçka tjetër, është e vështirë të mbështeteni në instinkte. Dikush do të zgjedhë të vazhdojë jetën e zakonshme, pavarësisht se nuk sjell paqe. Këshilla, megjithatë, është të ndryshoni kursin. Risi në dashuri.

BRICJAPI

Tani, duhet të jeni të motivuar dhe të fortë, kaloni nëpër një fazë ku ju duhet patjetër kjo gjë, për të zgjidhur problemet dhe për të realizuar projekte. Dashuria mund t’ju ndihmojë duke u kthyer në një protagoniste në fundjavë. Kush e ka një marrëdhënie e forcon, kush është i vetëm mund ta gjejë atë. Pavendosmëri nga ata që kanë përjetuar një krizë kohët e fundit, kanë frikë të kthehet në lojë.

UJORI

Ju jeni shumë emocionalë edhe pse përpiqeni ta fshihni sepse jeni gjithashtu shumë të vendosur. Shumë prej jush ndihen të qëndrueshëm, të fortë dhe të zemëruar, të gatshëm për të vazhduar idealet tuaja. Megjithatë, brishtësia që tentoni të maskoni, kohët e fundit bëhet intensive. Dikush ka humbur një referencë familjare ose emocionale, duhet të gjeni një qetësi të brendshme.

PESHQIT

Ju nuk duhet të mbyteni nga mendimet dhe kujtimet negative që dëmtojnë. Ata që kanë konfuzion në dashuri, tani e gjejnë veten të ngatërruar në shumë situata të ndryshme. Nga pikëpamja e kontratave dhe marrëveshjeve, diçka gjithmonë mungon dhe kohët e fundit ju keni shpenzuar pak më shumë. Jini më pozitivë për të qenë më mirë brenda jush, buzëqeshni dhe frekuentoni njerëz pozitivë. Organizoni një fundjavë takimesh të këndshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303