Horoskopi për ditën e sotme, e hënë, 13 janar 2020

horoskop-5.jpg

Ky është horoskopi për ditën e hënë 13 janar 2020.

Dashi

Dita do të nisë më së miri, por bëni kujdes ndaj luhatjeve të humorit, të cilat mund të shkatërrojnë gjithçka. Sa i takon punës, duhet të rishikoni mirë disa lëvizje tuajat.

Demi

Duke nisur nga kjo fillim javë, Venusi do të jetë në anën tuaj dhe do të favorizojë takimet e reja. Yjet janë në anën tuaj dhe ju mbështesin për projektet e reja, veç mundohuni që të mos ngarkoheni shumë.

Binjakët

Përfitoni nga orët e para të mëngjesit, për të sqaruar keqkuptime të mundshme në dashuri, Mundohuni që të shkarkoni tensionet dhe të riktheheni në lojë.

Gaforrja

Duhet të ndryshoni diçka, ndaj lëvizni dhe udhëtoni. Ndoshta keni nevojë për dikë me të cilin të përballeni. Në punë pranoni një ndryshim, vetëm nëse vërtetë ja vlen.

Luani

Duke nisur nga kjo e hënë, Venusi nuk do të ketë më ndikim negativ dhe disa situata në dashuri, mund të marrin kthesë pozitive. Në punë mundohuni që të programoni çdo gjë, në mënyrë që të mos përballeni me vonesa.

Virgjëresha

Duhet të mundoheni që të jeni sa më të qartë të jetë e mundur, sidomos në dashuri. Bëni kujdes ndaj debateve me të lindurit e shenjës së peshqve dhe virgjëreshës. Edhe pse doni të nxirrni në pah idetë tuaja, mundohuni që të kuptoni edhe ato të të tjerëve.

Peshorja

Do të ketë takime pozitive dhe sqarime gjatë kësaj dite, sidomos në pjesën e pasdites, e cila do të jetë më e mirë se mëngjesi. Në punë, mund të ketë ndryshime dhe do ju duhet të hiqni dorë nga gjithçka.

Akrepi

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Zgjedhjet tuaja do të udhëhiqen nga dëshira. Sa i takon punës do të jeni shumë të motivuar dhe do të keni mundësi që të zgjasni një marrëveshje të rëndësishme për të ardhmen.

Shigjetari

Ju pret një e hënë e favorshme për dashurinë, ndaj nëse keni interes ndaj dikujt, mos hezitoni që të guxoni. Mundohuni veçse të mos jeni shumë kërkues në historitë e konsoliduara. Në punë ka disa synime të cilat duhen arritur, dhe do të keni mundësi që ti arrini lehtësisht.

Bricjapi

Dita do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të keni shumë dëshirë për të dashuruar dhe për t’iu përkushtuar njeriut të zemrës. Në punë do mund të zgjidhni një situatë të vështirë, por kujdes me shpenzimet.

Ujori

Kjo e hënë do të jetë mjaft intriguese sa i takon ndjenjave, ku do të ndiheni shumë pasionant/e me njeriun e zemrës, shkruan noa.al. Bëni kujdes veçse, pasi mund të ketë një tension me një familjar.

Peshqit

Lëreni pas krahëve të kaluarën dhe jetoni të tashmen. Mjaft të favorizuara janë takimet, prej të cilave mund të lindë diçka shumë e rëndësishme. Në punë, duhet të bëni kujdes që të mos i merrni gjërat shumë lehtësisht dhe në mënyrë sipërfaqësore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303