Horoskopi për sot, e premte, 14 dhjetor 2018

horoscope-lucky-numbers-for-today.png

DASHI

Në jetën në çift do ketë turbullira gjatë kësaj dite. Nëse doni që situata të qetësohet duhet të bëni pak më shumë lëshime. Shmangni operacionet e mëdha financiare sepse situata nuk është aq e favorshme.

DEMI

Nëse jeni në një lidhje duhet të shtoni dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite dhe të tentoni të përjetoni emocione të reja. Me shpenzimet do tregoheni më të kujdesshëm dhe pak nga pak do e përmirësoni edhe buxhetin.

BINJAKET

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qetë dhe nuk do paraqesë asnjë problem sot. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën dhe eksperimentoni gjëra të reja. Hëna do influencojë negativisht tek financat.

GAFORRJA

Marrëdhënia me partnerin tuaj sot do jetë më e ndërlikuar. Do jeni të

detyruar të gënjeni, por duke qenë se ajo i ka këmbët e shkurtra do dalë në dritë dhe do keni debate. Ditë e vështirë për financat. Merrni sa më shumë masa që situata mos iu dalë jashtë kontrollit.

LUANI

Kujdes mos ëndërroni më shumë sesa duhet në sektorin financiar. Gjithsesi mos i humbni shpresat por mundohuni t’i organizoni më mirë.

Shmangni idealizimin e partnerit dhe tregohuni sa më shumë realistë.

VIRGJERESHA

Jeta juaj në çift do influencohet mjaft nga planetët sot. Ata do iu sjellin gëzim dhe emocione. Bëni vetëm kujdes që seksualiteti të mos dalë mbi ndjenjat. Me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm. Kjo do e mbajë situatën në ekuilibër.

PESHORJA

Harmonia në çift do mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Do ndiheni mirë me atë që keni në krah dhe do doni të qëndroni gjatë gjithë kohës pranë tij. Situata financiare do fillojë të përmirësohet ndjeshëm.

AKREPI

Nëse kërkoni harmoninë në jetën tuaj në çift, nuk do e gjeni as sot. Urani do sjellë tension dhe debate të zjarrta. Kujdes, nëse i lini problemet të grumbullohen situata do iu dalë jashtë kontrollit. Financat nuk do destabilizohen aspak.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite dashuria do sjellë shumë kënaqësi dhe emocione për çiftet. Do iu duket sikur do jeni në një festë e cila nuk ka mbarim. Kujdesuni më shumë për financat tuaja sepse ato do jenë të rrezikuara.

BRICJAPI

Dita e sotme në jetën sentimentale do jetë plot ngjyra. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do ia kaloni për mrekulli. Edhe ata që kanë pasur konflikte të vogla do i vendosin gjërat në vijë. Për sa iu përket financave ato do kenë përmirësime.

UJORI

Nëse keni probleme me partnerin tuaj, bëni si të bëni edhe sot sepse nuk do jetë periudha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Para se të shpenzoni çdo duhet të kontrolloni njëherë buxhetin. Kjo do shmange problemet.

PESHQIT

Pritet që dita e sotme të jetë e mbushur me emocione dhe kënaqësi për çiftet. Do ia kaloni më së miri me partnerin dhe pasioni do ndizet së tepërmi. Me financat tregohuni diplomate dhe mos shpenzoni pa e ditur sa e keni buxhetin e përgjithshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303