Horoskopi sot, 28 janar 2019

horoskopi-2-1-2.jpg

Dashi

Mirëkuptimi dhe toleranca do jenë pika të forta që do e çojnë lidhjen përpara. Financat do kërkojnë më shumë përkujdes dhe maturi në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

Demi

Falë mbështetjes së planetëve do e dashuroni shumë me partnerin tuaj. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem edhe pse do shpenzoni si normalisht.

Binjakët

Jeta juaj në çift do ketë përmirësime të jashtëzakonshme këtë jave. Do e kuptoni se keni bërë gabim që e keni lënë pas dore partnerin dhe do bëni të pamundurën që ta korrigjoni atë.

Gaforrja

Do mendoni më shumë për veten tuaj ju të dashuruarit sesa për lidhjen që keni krijuar. Buxheti nuk do jetë aspak ashtu si e keni ëndërruar, prandaj nuk duhet të bëni shumë shpenzime.

Luani

Ju do bëni gjithçka që të keni një raport të mirë me partnerin tuaj. Financat nuk do jenë aspak të këqija kështu që mund të kryeni pa frikë ndonjë shpenzim më tepër

Virgjëresha

Në vend që të mendoni të flirtoni me dikë tjetër gjatë kësaj dite, mundohuni t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah ju të dashuruarit. Financat do jenë të favorizuara.

Peshorja

Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do mendoni vetëm si ta bëni çdo ditë e çdo moment sa më emocionues. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë e keqe.

Akrepi

Ditë normale do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në aspektin financiar do të keni të ardhura, prandaj mund të bëni shpenzimet që dëshironi.

Shigjetari

Nuk do keni probleme serioze ju të dashuruarit, përkundrazi raporti me partnerin do të jetë shumë më i mirë. Në aspektin financiar bëni shpenzimet që duhen.

Bricjapi

Nëse nuk i merrni gjërat me më shume humor dhe nëse nuk tregoheni tolerante, keni për të pasur probleme ne çift. Për financat do jetë periudhë e favorshme.

Ujori

Nëse jeni në një lidhje që prej pak kohës, ka mundësi të keni disa zhgënjime. Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat nga sa kishit menduar

Peshqit

Do ketë edhe ditë të vështira për juve që jeni në një lidhje, megjithatë do bëni mirë t’i merrni lehtë gjërat. Me durim, tolerance dhe mirëkuptim mund të kalohet gjithçka./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303