“Horr, kriminel”. Maliqi shpërthen ndaj Ramës, jep alarmin

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për aktualitetin në vend si edhe përfshirjen e kryeministrit Rama në ngjarjet e fundit.

Maliqi shprehet se kryeministri ka mashtruar shqiptarët. Gjithashtu deputeti thotë se vendi është në alarm dhe se Rama drejton gishtin nga të gjithë por jo nga vetja.

“Kemi para një kryeminstër që ka mashtruar shqiptarët. Vendi është në alarm. Kemi një kryeminstër që drejton gishtin drejt mediave dhe drejt prokurorëve duke i quajtur kriminel. Krimi ka mbërthyer vendin.

Po përmend këtu disa nga rastet kur Rama i është kundërvën njerëzve të thjeshtë. Emiljano Nuhu bëri gati arrestimin e nipit të deputetit Rrahman Rraja dhe e quajti horr do të të përndjek këmba-këmbës. Gjithashtu, para ca ditësh ndodhi atentati në Shkozet. Mbetën 3 persona të plagosur. Rama sulmoi dhe quajti kriminel prokurorin Ndoja.”