fbpx

“Horrat që lehin kundër dekretit”

Meta-ok-3.jpeg

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një status në Facebook, shkruan se dekreti i Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte mjaft i qartë. Sipas Vasilit, ky është dekreti i cili ndau atdhetarët, nga horrat pa atdhe.

Statusi i plotë:

Dekreti, që ndau atdhetarët nga horrat pa atdhe!!

Dekreti i presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve ishte shumë i qartë në qëllimin dhe instrumentin kushtetues.

Dekreti garantoi pluralizmin politik dhe ruajti unitetin e popullit nga një konflikt civil dhe social shkatërrues duke u bazuar mbi kushtetutën, që sanksionon qartë e prerë këto dy kolona mbajtëse të Republikës tonë.

Sot Shqipëria është më e qetë sepse e ka kuptuar, që presidenti garanti i këtyre dy kolonave është në krye të detyrës dhe i vendosur t’i mbrojë me çdo kusht ato duke mbrojtur në këtë mënyrë atdheun e përbashkët.

Çdo qytetar normal, përjashtuar horrat, kërkon zgjedhje dhe jo votime.

Çdo qytetar normal kërkon të jetojë në paqe dhe jo në konflikt e përplasje.

Sot ca horra, që duan votime dhe jo zgjedhje si në kohën e partisë së punës janë lëshuar rrugëve dhe lehin si qentë e rrugës kundër dekretit që mbron pluralizmin.

Sot ca horra duan zjarr e flakë në Shqipëri, lehin rrugëve kundra dekretit, që evitoi përplasjen e egër civile.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303