fbpx

“Horrat që vranë popullin shqiptar”. Deklarata e fortë e Shehit: SHBA nuk mund të mbështesin PS…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar dje në “360gradë” se aleati më i madh i shqiptarëve dhe i të djathtës janë SHBA dhe ato nuk mund të shkojnë me PS-në, me kalamajtë e komunistëve, me horrat që vranë popullin shqiptar.

“Aleati më i madh i shqiptarëve dhe i të djathtës janë SHBA dhe SHBA nuk mund të shkojnë me PS-në, me kalamajtë e komunistëve, me horrat që vranë popullin shqiptarë se janë Shtetet e Bashkuara. Janë flamuri i demokracisë.

Nuk po vijnë këtu për Bashën, se nuk është ndonjë yll i madh, janë me Bashën se përfaqëson anti-komunizmin, por se nuk mund të mbështesë horrat e komunizmit. Shiko se çfarë ka në qeveri Rama”, tha Shehi.