Horror/ Modelja bie nga ballkoni i të dashurit, borëpastrueset e gjejnë lakuriq pas disa orësh

maxresdefault-6.jpg

Modelja ruse e “Vogue” po lufton me  jetën e saj pasi ra pothuajse lakuriq nga dritarja e katit të tretë të të dashurit të saj, në Moskë.

Ksenia Puntus, 21 vjeç, ra nga banesa e të dashurit të saj në katin e tretë, thonë raportet e medieve lokale. Ajo u gjet në lulishte në temperaturën 5 gradë Celsius nga një pastruese rruge pasi mbeti e  shtrirë jashtë për “disa orë”.

Modelja pësoi lëndime në kokë dhe gjoks, si dhe me legenin, brinjët dhe këmbët të thyera. Banesa e katit të tretë i përkiste të dashurit të saj Andrei Bakov – nipi i regjisorit të filmit Nikita Milhalkov – tregojnë raportet.

Ajo u gjet në shkurre nga një pastrues rruge pasi ishte shtrirë jashtë për disa orë në temperatura minus 5C (23F).

Është hapur një hetim paraprak penal mes pretendimeve për një mbulim të ngjarjes.

scroll to top