fbpx

Horror në Pogradec! “Boll jetove”, djali vret me thikë nënën, e ndiqte nëpër shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pogradec, ku një e moshuar është vrarë nga djali i saj. Bëhet me dije se autori është 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i cili ka sulmuar me thikë Firdes Çekiçin.

Pak krimit makabër, vajza e autorit ka telefonuar policinë dhe vetë Olsi është zhdukur.

Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës bëri që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha. Ndërkohë, mësohet se 15-vjeçarja, pasi ka dalë nga shtëpia, ka gjetur një patrullë policie dhe iu ka rrëfyer ngjarjen.

Sipas saj, i ati e ndiqte gjyshen nëpër shtëpi me thikë dhe i thoshte ‘boll jetove’. Autori i krimit të tmerrshëm ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje në vitin 2013, ndërsa prej vitit 2017 ai ishte kthyer në Shqipëri.