Horror/ Një person gjendet i dekompozuar në banesë në Berat

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Berati.  Një person është gjendur i dekompozuar këtë mbrëmje brenda banesës së tij.

Nga burime në terren mësohet se bëhet fjalë për një 75 vjeçar që jetonte prej vitesh i vetëm në ish-konviktin e Shkollës Industriale.

Autoritetet vendore janë vënë në lëvizje pas denoncimit të banorëve të cilët kanë ndjerë erën e rëndë. Në vendngjarje ndërkohë ndodhen forca të policisë dhe të zjarrfikëses ku po bëhet nxjerrja e trupit nga banesa.

scroll to top