Ngjarja e tmerrshme që tronditi opinionin publik në Shqipëri, ku një ditë më parë në Kombinat u vetëflijuan nëna Zhaneta Josifi dhe njëra nga vajzat e saj, Anisa, është bërë jehonë edhe në mediat greke.
“Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë”. Ky ishte rreshti i parë i shkrimit të medias Zougla.
Zougla, duke cituar mediat shqiptare thotë se Anisa dyshohet se ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra, në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit.