Hoti tregon se kur do të formalizohet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Grupet e punës të lëvizjes Vetëvendosje dhe LidhjesDemokratike të Kosovës mbajtën takimin e tyre të gjashtë pasditen e sotme, në të cilin është biseduar ë lidhje me formimin e qeverisë së re.

Në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takimin e fundit janë pajtuar pothuajse për gjitha çështjet programe, teksa u tha se brenda 2-3 ditëve do të formalizohet marrëveshja politike mes dy partive.

Takimi i gjashtë mes palëve zgjati rreth tre orë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, tha se me anë të këtyre takimeve kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike.

“Ky ka qenë takimi i fundit për çështje programore. Kemi arritur të përmbyllim pothuajse gjitha çështjet programore. Jemi të gatshëm që për 2-3 ditët e ardhshme të formalizojmë këtë marrëveshje”- u shpreh Hoti.