‘Huffington Post’ publikon fotot e mahnitshme të festimit të Bajramit në botë, mes tyre edhe Tirana

tirana.jpeg

Myslimanët në mbarë botën u mblodhën këtë javë për të kremtuar festën e Kurban Bajramit, e cila shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Huffington Post” ka publikuar foto nga festimet në gjithë botën, ku mes tyre është e renditur edhe Tirana.

Festimet zakonisht përfshijnë lutjet, vizitat në miq dhe familje dhe ushqime tradicionale.

Më poshtë fotot e festimeve të Bajramit nga e gjithë bota:

(Foto e marrë nga ajëri më 4 qershor, tregon myslimanët shqiptarë duke u lutur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për ditën e Fitër Bajramit)

(Një mysliman indonezian ndez zjarr gjatë një paradë ndërsa myslimanët festojnë Fitër Bajramin më 4 qershor 2019,  Yogyakarta, Indonezi)

(Gratë e mbuluara duke bërë selfie në plazhin Talo Kapo më 5 qershor 2019, në Pattani, Tajlandë)

(Një vajzë e buzëqeshur e mbuluar me shkumë gjatë festimeve për Fitër Bajramin, Jeruzalem, 5 qershor 2019)

(Një vajzë filipinase duke ecur drejt një zone lutje për Fitër Bajram në Manila, Filipine, më 5 qershor 2019)

(Një fëmijë shfaqet i ulur, teksa myslimanët indianë ofrojnë lutjet për Fitër Bajramin në një shesh lojërash në Guwahati, Indi, e mërkurë, 5 qershor 2019)

(Njerëzit duke u argëtuar në një rrotë panoramike në një park lojërash gjatë ditës së Fiter Bajramit në Sidon, Liban, më 4 qershor 2019)

(Të rinjtë pakistanezë ndërsa shkëmbejnë përshëndetjet e Bajramit pas ofrimit të lutjeve, Karaçi më 5 qershor 2019)

(Vajzat myslimane tregojnë duart e pikturuara me këna për të festuar Bajramin në Islamabad, Pakistan, e martë, 4 qershor 2019)

(Një vajzë myslimane ofron lutjet për Fiter Bajramin jashtë një stacioni treni në Mumbai, Indi, e mërkurë, 5 qershor 2019)

(Myslimanët ofrojnë lutje në fillim të Bajramit në Xhaminë e Kashmirit në Katmandu, Nepal, 5 qershor 2019)

(Fëmijët duke luajtur gjatë ditës së parë të Bajramit në Amman, Jordani,  5 qershor 2019)

(Fëmijët sirianë gjatë ditës së Bajramit në një ullishte në veri të fshatit Idlib, Siri, 4 qershor 2019)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303