‘Hulku i Kosovës’ fton në duel serbin: Do jetë kënaqësi të mbys një bir krimineli!

Bujar Muli, njihet nga të gjithë si “Hulku i Kosovës”.

Format e tij trupore janë gjigante dhe jashtë normales. Së fundmi, Bujari duket se ka marrë një vendim që ka ngjallur shumë debat.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një pjesë që ia ka djalit të Arkani, një prej personave të dyshuar si kriminel i luftës së Kosovës.

Sipas Bujar Mulit, djali i Arkanit, Veljko Raznatoviç, kishte kërkuar dyluftim me të, e për këtë arsye ai i ka dërguar një mesazh, se është gati.

Ai i shkruan:

Tani sapo e mora vesh që qeni i biri qenit (djali i Arkanit) kish lyp meq me u rreh. Unë direkt i dërgova ftes pres ta pranoj ftesën time ta bon meq me mua!

Ku do jetë knaqsi e imja me myt një bir të kriminelit. In shaa Allah pranon”.

Postimin ai e ka shoqëruar edhe me foton nga mesazhi drejtuar të birit të Arkanit.