Human Rights Watch: Vrasja e Khashoggit ka shërbyer për të hedhur dritë mbi sulmet e paligjshme

khashoggi-1.jpg

Human Rights Watch (HRW) ka theksuar se vrasja e gazetarit saudit, Jamal Kashoggi, ka hedhur dritë edhe për zbulimin e shkeljeve të tjera të Arabisë Saudite në Jemen dhe shkeljeve për të drejtat e njeriut brenda vendit.

Në “Raportin Botëror 2019” të HRW-së me qendër në Nju Jork, në kapitullin për Arabinë Saudite theksohet se pas vrasjes së Khashoggit vëmendja është kthyer mbi princin saudit Muhammed bin Selman dhe të dhënat për të drejtat e njeriut të këtij vendi në vitin 2018.

Në raport theksohet se vrasja e Khashoggit ka shërbyer për të hedhur dritë mbi sulmet e paligjshme të koalicionit që mund të arrijnë nivelin e krimeve të luftës në Jemen, si dhe shfaqjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut që vazhdon në Arabinë Saudite, të tilla si presionet mbi opozitën dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në vend.

Në raport janë përmendur edhe opinionet e Michael Page, zëvendësdrejtor i HRW-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ku thuhet se “Vrasja e Khashoggit nuk ka dëmtuar vetëm famën e princit bin Selman, por në të njëjtën kohë ka zbuluar edhe modelin e ilegalitetit nën udhëheqjen saudite”.

“Arabia Saudite duhet të lirojë opozitarët e arrestuar për të rregulluar imazhin e shkatërruar të saj”, ka theksuar Page, duke shtuar se “bota nuk duhet të humbasë mundësinë për të kërkuar të drejtën për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut të Arabisë Saudite dhe praktikat e dëmshme të saj që arritën kulmin vitin e kaluar”./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303