LEZHË– Një 59-vjeçar ka humbur kontaktet prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tale të Lezhës. Familjarët e kanë denoncuar në “BalkanWeb” humbjen e tij, duke thënë se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me ta që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.
Raportohet se 59-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor ndërsa kanë ndarë edhe një foto tijën për ta bërë më të lehtë identifikimin.
I humburi ka veshur pantallona xhinse treçerekëshe dhe atlete të zeza, ndërsa familjarët shprehen nëse ndonjë qytetar ka informacion për të telefonojë në numrin 069 84 02588.