fbpx

Humb jetën kreu i inteligjencës ushtarake ruse

68E74B66-09F4-4A40-8192-E7C42A599445.jpeg

Kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse GRU, gjenerali Igor Korobov, ka vdekur në moshën 62 vjeçare.

Korobov u nda nga jeta pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, tha Ministria e Mbrojtjes ruse.

Korobov mori postin e tij në krye në GRU në vitin 2016 dhe drejtoi operacionet kundër forcave terroriste në Siri.
Ai filloi karrierën e tij ushtarake në fund të viteve 1970, duke shërbyer në Forcën Ajrore Sovjetike përpara se të zgjidhej për t’u bashkuar me degën e inteligjencës ushtarake.

Korobov u fajësua për helmimin e ish agjentit të dyfishtë ruso-britanik, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury, si dhe sulmet e supozuara gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016.

Në vitin 2017, ai u nderua me titullin Hero i Federatës Ruse, nderi më i lartë i shtetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *