fbpx

Humb jetën në moshën 53-vjeçare një ish-ushtar i UÇK-së

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Berisha.

Berisha i cili njihet edhe si rapsod, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në moshën 53-vjeçare.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, i ndjeri ishte bërë pjesë e UÇPMB-së.

Njoftimi i plotë:

Ndërroi jetë ish-Ushtari i UÇK-së dhe rapsodi Shaban Berisha!

Në moshën 53-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Berisha. Berisha ishte ushtar nga orët e para, bashkë me Abedin Sogojevën dhe shumë të tjerë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shabani u bë pjesë e UCPMB-së dhe më pas UÇK-së në Maqedoni për çlirimin e trojeve shqiptare.

Shaban Berisha ka lindur në Grabovc të Fushë Kosovës.

Ai do të kujtohet si një luftëtar dhe rapsod që nuk diti t’i ndajë pushkën dhe kengën.

I përjetshëm kujtimi për të!